Connect with us

LAJME

Komuna e Skenderajt dhe “Jetimat e Ballkanit” arrijnë marrëveshje , ja sa shtëpi do të ndërtohen atje

Published

on

Edhe një herë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i erdhi në ndihmë Komunës së Skenderajt duke bashkëpunuar në bashkëfinancimin e ndërtimit të pesë shtëpive për familjet në nevojë në Skenderaj.

Kjo pasi që i pari komunës, Bekim Jashari, sot së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës, Komuna e Skenderajt dhe shoqata bamirëse në fjalë, do të përzgjedhin pesë familje në nevojë për t`i bërë me shtëpi.

Advertisement

Kryetari Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e Komunës së Skenderajt.

” Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë”, tha Jashari.

Advertisement

Kujtojmë që vitin e kaluar falë bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj shoqate janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet nevojtare në Skenderaj.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply