Connect with us

LAJME

Agjencia për Zbulim ka informacione të reja për Lagjen e Trimave

Published

on

Kemi të informacione të reja për ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015 dhe presim një takim me Prokurorinë Publike për të parë sesi mund të ndihmojmë për sqarimin e plotë të çështjes, deklaroi Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë thotë se me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt nuk janë zhdukur të gjitha sekretet për Lagjen e Trimave.

Advertisement

“Me rëndësi është që të dijë opinioni, por edhe ju si media se për këto ngjarje komisionet e Agjencisë për Zbulim e kryen punën e tyre dhe ne tashmë kemi dërguar dy analiza voluminoze në Prokurorinë Publike”, ka theksuar Musliu.
Sipas tij, është e qartë se tek pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ka mbisunduar motivi politik.

“Sa u përket motiveve të Grupit të Kumanovës, tanimë është e qartë se motivi politik ka mbisunduar për angazhimin e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Është e paqartë arsyeja e kontakteve të operativës (së Agjencisë për Zbulim) me udhëheqësit e grupit të armatosur dhe mungesa e informacionit për veprimet në Goshincë dhe depërtimit të grupit në zonën urbane të qytetit të Kumanovës.

Advertisement

Por më duhet të theksoj se tanimë opinioni e ka kuptuar realitetin e ri në Agjenci, autonominë dhe objektivitetin në punë, kështu që filluam të pranojmë të dhëna të cilat më parë ishin të panjohura për Agjencinë. Mendoj që një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të nevojshme për kompletimin e këtij rasti të komplikuar ende gjenden tek disa pjesëtarë të grupit që janë në burg”, është shprehur ai. (INA)

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply