Shqipëria është zgjedhur ta luaj rolin e zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
LAJME
Bija e Ismail Kadaresë, zgjidhet zëvendëspresidente e …
Këtë pozitë e merr ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.
“Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Kadare në Facebook. /Telegrafi/
You must be logged in to post a comment Login