Connect with us

LAJME

Anketë e re nga NDIJ: Aleanca dhe Alternativa thellojnë epërsinë ndaj BDI-së, LSDM para VMRO-së

Published

on

Instituti i njohur, NDIJ, ka zhvilluar edhe një anketë të re në teren, që tregon epërsi të koalicionit Aleanca-Alternativa ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Sipas kësaj ankete, koalicioni Aleanca-Alternativa ka rejting 7.8 për qind, kurse BDI ka rënë në 7.1 për qind.
Burime nga ky institut kanë thënë për mediat se anketa që duhet të publikohet zyrtarisht së shpejti, tregon se koalicioni Aleanca-Alternativa udhëheq në të gjitha njësitë zgjedhore ndaj BDI-së, me përjashtim të njësisë numër 1, ku rezultati është i barabartë.

Advertisement

Nga ana tjetër, koalicioni LSDM-BESA ka thelluar edhe më tepër dallimin ndaj VMRO-DPMNE-së.
Sipas anketës, LSDM ka gati 5 për qind më shumë rejting, se sa VMRO-DPMNE, duke e bë gjithnjë e më të besueshëm një mandat të ri Zoran Zaevit për kryeministër.
Anketa është zhvilluar në teren, prandaj kornizat e gabueshmërisë janë të projektuara në 2.7 për qind.

Ndryshe, analistët shqipatrë vazhdimisht theksojnë se edhe vetë funksionarët e BDI-së janë të vetëdijshëm për rënien e rejtingut të partisë së tyre, prandaj askund nuk kërkojnë vota për BDI-në, por për “kryeministrin e parë”. poashtu BDI ka ndërruar në fushatë ngjurat partiake të kaltra dhe më tepër përdor ngjyrën e kuqe dhe ngjyrën e Aleancës për Shqiptarët. Analistët e fushatave parazgjedhore thonë se kjo tregon që BDI është e vetëdijshme se te shqiptarët ekziston antipati e qartë ndaj partisë së tyre.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply