Connect with us

LAJME

Kirurgu i njohur kosovar humb betejën me COVID – 19

Published

on

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë doktori, Ali Tolaj si pasojë e COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Gjakovës thuhet se, Tolaj ishte në krye të detyrës deri në ditën kur ishte infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Advertisement

“Na trishtoj pa mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tij.
Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988, Dr.Alia që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se humbja e Tolajt është humbje e madhe për sistemin shëndetësor.

Advertisement

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menaxhmenti, koleget, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply