Connect with us

LAJME

Kryeministri Hoti lëshon seancën, pasi merr fjalën deputetja e VV-së

Published

on

Në seancën ku po debatohet për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Hoti pas replikës sidomos me deputet të LVV-së, ka dal nga seanca.

Pas raportimit rreth dialogut, ai është ballafaquar me kritika nga deputetët rreth këtij procesi. Madje, nuk kanë munguar as fyerjet e bëra nga deputetët ndaj tij.

Advertisement

Hoti ka lëshuar sallën në momentet kur deputetja Fitore Pacolli ka marrë fjalën sërish, duke vazhduar akuzat e saj ndaj kryeministrit për dështimin në procesin e dialogut me Serbinë. Pacolli ka bërë të ditur se derisa ajo po flet kryeministri po braktis seancën.

Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra ka kritikuar kryeministrin që lëshoi sallën, derisa sipas saj deputetët janë duke diskutuar rreth raportimit të tij për dialogun.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply