Connect with us

LAJME

Hoti: Për çështjet ekonomike në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Muhamet Mustafa

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka numëruar disa nga humbjet që i janë shkaktuar Kosovës gjatë luftës, që kapin shifrën miliarda dollarë, derisa ka njoftuar se pjesën e ekonomisë në dialogun Kosovë-Serbi, do ta udhëheq profesori Muhamet Mustafa.

Hoti mbrëmë në mbyllje të seancës së Kuvendit, tha se dëmet e luftës janë të arkivuara në arkivin e shtetit nga viti 2000-2001, të përgatitura atëherë në përputhje me strategjinë standarde ndërkombëtare për evidentimin e dëmeve nga vitet 90-ta dhe të dëmeve të luftës. Ai tha se para se të diskutohet kjo temë në takimin e ardhshëm, kurdo që do të caktohet ai, do të shkojë në Kuvend dhe do të tregojë në detaje qëndrimin.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply