Connect with us

LAJME

Ky është kushti për të hyrë në Austri

Published

on

Në Austri në mesnatë hynë në fuqi masat e reja për hyrje në vend nga rajonet e të ashtuquajtura të rrezikshme, në të cilat bien edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për qytetarët e Austrisë, BE-së, Bashkësisë ekonomike evropiane, Zvicrës, si dhe të gjithë shtetasve të vendeve të treta të cilët jetojnë në Austri, kur kthehen në rajonet me rrezik, sipas dekretit të Ministrisë së Shëndetësisë, ata duhet të tregojnë PCR test negativ në kufi, jo më të vjetër se tre ditë.

Advertisement

Nëse nuk kanë PCR test gjatë hyrjes, ata duhet të shkojnë në vetizolim, që mund të ndërpritet me PCR test, nëse bëhet në Austri në afat prej 48 orëve, në shpenzim personal.

Nëse PCR testi nuk bëhet në afat prej 48 orëve, personi do të gjobitet deri në 1.450 euro.

Advertisement

Rregull e veçantë vlen për diplomatët, punonjësit sezonalë dhe kujdestarë nga vendet e treta dhe ajo është se ata duhet të tregojnë test PCR negativ dhe të shkojnë në karantinë dhjetë ditor, që mund ta ndërprejnë vetëm pas testit të ri të bërë në Austri, kuptohet nëse është negativ.

Tranzit nëpër Austri pa ndalim është i mundur, sipas dekretit, pa kurrfarë kufizime.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply