Connect with us

LAJME

HARADINAJ TREGON SE ÇFARË I THA THAÇI, PARA SE TA SHPALLTE KANDIDATURËN PËR PRESIDENT

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovëls, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidimit të tij për postin e presidentit të vendit. Haradinaj ka theksuar se ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, lidhur me postin e presidentit, dhe me zhvillimet që mund të ndodhin nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi.“Kemi pasur disa takime me liderët e koalicionit dhe udhëheqësit e PDK-së, pas 24 qershorit, në këtë rast edhe me kryetarin e PDK-së, zotin Veseli. Kanë ndodhur diskutime në tavolina dhe jam shprehur i gatshëm të marr përgjegjësi për shkak të rrethanave të reja”, ka treguar Haradinaj në Kanal10.

“Njëkohësisht Thaçi e ka shprehur dëshirën e tij që Kosova, në rast se konfirmohen aktakuzat, mos të gjendet e papërgatitur. Duhet të jemi të qartë se unë nuk jam kandidat i koalicionit, por i Aleancës. PDK-ja kanë shprehur kujdesin se në rast të konfirmimit të aktakuzave Kosova të gjendet në krye të detyrës”, ka thënë ai.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply