Connect with us

LAJME

Kusari-Lila: Hoti s’duhej të takohej me Vuçiq-in, ditën kur Thaçi ishte para prokurorëve

Published

on

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar partitë politike të cilat po flasin për postin e presidentit, duke thënë se nuk po tregojnë asnjë lloj ndjeshmërie ndaj situatës në të cilën ndodhet vendi.

“LDK-ja e ka ndikuar diskutimin për postin e presidentit, thua se po mbajmë zgjedhje për postin e presidentit, ndërsa dihet se ky post nuk mbetet vakant në asnjë variant”, ka thënë Kusari-Lila në Kanal10.

Advertisement

Sipas deputetes Kusari-Lila, kryeministri Hoti s’është dashur të shkojë në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në ditën kur presidenti Thaçi ishte para prokurorëve.

“Më ka ardhur keq kur e kam parë se Hoti po takohet me Vuçiq pikërisht në ditën kur Thaçi po paraqitej para prokurorëve”, ka thënë ajo.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply