Connect with us

LAJME

Neglizhojnë qeverinë, shkollat serbe në Kosovë mësimin nisin me 1 shtator

Published

on

Dje Ministria e Arsmit e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për shtyerjen e mësimit deri më 14 shtator për  për shkak të situatës me Covid-19 në vend, mirëpo shkollat serbe në territorin e Kosovës nuk do t’i binden këtij vendimi dhe do të fillojnë mësimin me 1 shtator, shkruan Gazeta Metro.


Shefja e Administrimit të Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dedic, ka thënë se viti i ri shkollor në zonat e banuara me serbë në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe se gjithçka është gati për fillimin e misimit.

Advertisement

“Gjithçka do të varet akoma nga situata epidemiologjike në terren jo vetëm në Kosovë por edhe në vetë shkollat. Në çdo rast, mësimi online me siguri do të fillojë më 1 shtator, ne do të shohim nëse klasat do të kombinohen dhe si do të shkojë”, tha ajo për portalin Kosovo Online.

Ajo shtoi se drejtorët e shkollave morën udhëzime nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, që ata të mund të tregojnë autonomi në organizimin e mësimdhënies në shkollat ​​e tyre, dhe se do të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Advertisement

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Master-Planin e projektit për mësimin 2020. Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

Advertisement

b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online./gazetametro.net

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply