Connect with us

LAJME

Kurti takohet me amabasadorin italian, kërkon zgjedhje të reja

Published

on

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti sot u takua me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ku edhe në këtë takim kërkoi zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.


Kurti  ka ritheksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që sipas tij do të nxirrnin një qeveri legjitime dhe e cila do të ketë besueshmërinë qytetare për të udhëhequr me vendin.

Advertisement

Në takim u fol edhe për bisedimet e paralajmëruara në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së, situatën politike në vend dhe gjendja me pandeminë COVID-19.

Ky është njoftmi i Vetëvendosjes:

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim miqësor me ambasadorin z. Orlando u fol për situatën politike në vend, rëndimin e mëtejmë të sistemit shëndetësor me përhapjen e virusit Covid-19 që tashmë e ka listuar Kosovën si të parën në botë për nga numri i të vdekurve për një milion banorë, si dhe për mundësitë që parasheh Lëvizja VETËVENDOSJE! për të dalë nga kjo situatë që ka rënduar shoqërinë tonë edhe në aspektin ekonomik.

Advertisement

Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Italian me Qeverisjen Alternative të Lëvizjes, idetë mbi atë se si të dilet nga kjo krizë e shumëfishtë që ka kapluar vendin. U diskutua edhe për situatën në rajon e bisedimet e paralajmëruara në Washington DC. Kryetari Kurti tha se vendi ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri tjetër me kredibilitet e autoritet. Prandaj ai ritheksoi nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që do nxjerrnin një qeveri të re, që ka si legjitimitetin ashtu edhe besueshmërinë qytetare për të qeverisur me vendin./gazetametro.net

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply