LAJME
Këto janë temat që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë , ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.
“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti. E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog. “Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti. “Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, shtoi Hoti.
You must be logged in to post a comment Login