LAJME
Klani: Nëse Kosova dhe Serbia sot merren vesh për marrëveshjet, Trump nesër merr pjesë në takim
Presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.Pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të arrijnë të dakordohen sot për marrëveshjet.Ajo që mëson po ashtu ekskzluvisht Klan Kosova është që tashmë janë prezantuar projektet nga pala kosovare.
“Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjedhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.
You must be logged in to post a comment Login