Connect with us

LAJME

Pompeo pret në takime të ndara Hotin e Vuçiqin

Published

on

Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 poashtu me kohën lokale, transmeton Klan Kosova.Para këtij takimi, Hoti dhe Vuçiq në praninë e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Trump pas kësaj do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin. Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply