LAJME
Grubi: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell paqe në rajon
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë për “Abc News” ka komentuar takimin që po zhvillohet në SHBA mes Kosovë dhe Malit të Zi.Grubi në fjalën e tij është shprehur ndër të tjera se shpreson që drejtuesit e delegacioneve Avdulla Hoti dhe Aleksandër Vuçiç të arrijnë një marrëveshje mes tyre, kjo ka një rëndësi të veçantë për të gjithë rajonin. Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje kompromisi mes dy vendeve kjo do të sillte dhe paqen e munguar në rajon.
You must be logged in to post a comment Login