Connect with us

LAJME

Vjosa Osmani flet për marrëdhëniet me Isa Mustafën

Published

on

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se qe një kohë të gjatë nuk ka kurrfarë komunikimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Sipas saj, ngrirja e raporteve ka qenë zgjedhje e të parit të LDK’së.

“Jo, ka një kohë të gjatë dhe kjo ka qenë zgjedhje e tij”, ka thënë Osmani. Këto deklarata e para e Kuvendit i ka bërë gjatë vizitës që ka bërë në Komunën e Deçanit bashkë me deputetët Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusarin.

Advertisement

“Meqë jam këtu në cilësinë e kryetares së Kuvendit nuk kisha dashur që të ndalem te këto çështje. Pyetja e gazetarëve dje ishte lidhur me atë se çka nëse shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe përgjigja ime ishte që nuk mund të jem më e qartë sesa ta përmendi 20 qershorin. Pra, e vërteta është kjo që LDK-ja më ka përjashtuar. Edhe dje pyetja ka qenë a keni kontakte me Z. Kurti dhe përgjigja ime ka qenë që natyrisht që kemi kontakte”, ka thënë ajo pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Për vizitën e Osmanit ka njoftuar edhe Ramosaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Advertisement

“Knaqësi të prisja në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani , e shoqëruar nga deputetet Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusari Lila . Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet të cilat janë duke u realizuar dhe sfidat më të cilat po përballet institucioni jonë komunal”, ka shkruar Ramosaj.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply