Connect with us

LAJME

Haradinaj-Stublla: Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas padisë që e ka lëshuar Gjykata e Vranjës, ndaj kryetarit të Këshillit Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa.

Arsyeja e padisë është se Mustafa e ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019.

Advertisement

Haradinaj-Stublla, tha se kjo është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.

“Në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që kemi një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike “.

Advertisement

Reagimi i plotë:

Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.
Në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që kemi një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike.
Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.
Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply