Connect with us

LAJME

Haradinaj për Mikullovcit: Përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e të aktorit, Adem Mikullovci, pas vdekjes së tij.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i ndjeri, Adem Mikullovci përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.

Advertisement

“Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci.  Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët. Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply