Connect with us

LAJME

Fatmir Limaj, kandidati i ardhshëm për president të Kosovës – Nga kush po përkrahet?

Published

on

Kur presidentit aktual të vendit po i afrohen muajt e fundit të mandatit të tij 5-vjeçar, një emër serioz po shqyrtohet të jetë pasuesi i Hashim Thaçit.

Është kryetari i Nismës dhe ish-nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj, i njohur edhe për afërsinë e tij me liderin e LDK’së, Isa Mustafën, nga i cilipo gjen mbështetje për postin e presidentit.

Advertisement

Burime të Periskopit thonë se Limaj tashmë ka mbështetjen nga figurat kyçe të PDK’së dhe të LDK’së për postin më të lartë në vend, atë të presidentit.

Burimet tona kanë treguar po ashtu se propozimi për emrin e Limajt për president nuk rrjedh nga Nisma e as nga Limaj personalisht.

Advertisement

Limaj si ish-shef i grupit negociator, për rolin e tij konstruktiv dhe unifikues mes spektrit politik kosovar, ka arritur të ketë edhe mbështetje nga qarqet e rëndësishme ndërkombëtare.

Për postin e presidentit, i cili skadon në muajin mars të vitit të ardhshëm, pretendime të hapura ka shprehur vetëm Ramush Haradinaj, lideri i AAK’së.

Advertisement

Haradinaj deri më tani ka dështuar të ketë mbështetje në ambicien e tij për postin e presidentit./PERISKOPI/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply