Connect with us

LAJME

Hoti thotë se brenda disa muajsh, do të mbyllet kapitulli me Serbinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një tryezë të organizuar nga KDI-ja, ka thënë se brenda disa muajsh do të përundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Hoti me këtë rast ka treguar edhe pikat kryesore të marrëveshjes së nënshkruar në prani të presidentit të SHBA-së, Donalt Trump, shkruan IndeksOnline.

Advertisement

Kryeministri bëri të ditur se në fund të shtatorit pritet të vijnë në Kosovë disa përfaqësues të angjencive nga Amerika që do të mbështesin ekonomikisht bizneset në vend.

“Marrëveshja që është arritur në Uashintong ka elemente politike dhe ekonomike, por edhe për të drejtat e njeriut.

Advertisement

Aty është një listë infrstrukturore, por edhe një mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që në total për Kosovën shkon në mbi 1 miliard dollarë amerikanë.

Ne presim që në javën e fundit të shtatorit të kemi një vizitë në Prishtinë nga përfaqësuesit të këtyre agjencive që do të mbështesin me këto mjete dhe të konkretizohen gjërat.

Advertisement

Pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është dakordimi për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Izraelit. E ka thyer një bllokadë që kemi pasur në njohje ndërkombëtare tash e tre vjet. Kjo e sqaron logjikën dhe dekodimin që të hyjmë në një moratorium njëvjeqar për procesine aplikimit në organizata ndërkombëtare.

Ka interesim të madh të kreut të SHBA-së, ka një interesim edhe të kryeqendrave të BE-së për përundimin e këtij procesit midis Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement

Nuk po them brenda këtij viti, por për disa muaj do të mbyllet ky kapitull i normalizimit të marrëdhënieve tona dhe stabilizimit të kësaj pjese të Evropës”, tha ai./IndeksOnline/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply