Connect with us

LAJME

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Published

on

Fundjava kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme mundësi për riga lokale shiu, temperaturat në rritje të lehtë

Shtrirja e fushave të presionit të lartë mbi rajonin tonë në fundjavë favorizon mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por mbesin pak mbi vlera mesatare, bën të ditur Prishtina Weather.

Advertisement

Shërbimi i meteorologjisë njofton se mot me vranësira dhe diell parashihet të mbajë në ditët e para të javës së ardhshme, e orëve të pasdites përreth viseve malore paraqiten mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, derisa temperaturat shënojnë një rritje të lehtë.

Parashikimi për periudhën 19-23 shtator:

Advertisement

19.09 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

20.09 – Kryesisht me diell.

Advertisement

21.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell dhe ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

22.09 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për reshje lokale shiu.

Advertisement

23.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28C.

Advertisement

Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht në rënie.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply