A do t’ia dorëzojë pushtetin në mënyrë demokratike qeverisë së re të LDK’së, kjo është përgjigja e Kurtit

Posted by

Kryeministri Kurti në konferencën për media, u pyet se a mund ta shohim një pranim-dorëzim demokratik të postit të kryeministrit, nëse mandatin për formimin e Qeverisë e merr LDK’ja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi priti të përfundonte thirrja e ezanit, iu përgjigj gazetarit që e pyeti se a mund të shohim në javët në vijim një pranim dorëzim demokratik i detyrës, nëse LDK’ja e formon Qeverinë e re.

Sipas Kurtit, e gjithë kjo është situatë hipotetike dhe se nuk  mund t’i përgjigjet atij.

“Ju jeni i ri në moshë dhe mund të shihni shumë gjëra, unë nuk mund ta di se cfarë do të shihni. Më vjen keq,  por unë nuk mund të përgjigjem në një pyetje me shumë hipoteza”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë tha se LVV mban qëndrimin e saj se vendi duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë pasi të kalojë gjendja e krijar nga virusi Covid 19.

Leave a Reply