Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka vlerësuar se deri tani në Kosovë është hasur në shumë probleme të cilat ndikuan në mosqasjen dhe mospasje të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara.
Osmani në Rubikon tha se një nga pengesat kryesore për këtë kategori, ka qenë mungesa e vullnetit politik por edhe e dimensionit human në procesin e ligjbërjes, njofton Klan Kosova.
”Një prej problemeve më të mëdha ka qenë mungesa e vullnetit politik”.
”Sepse prioritetet buxhetore të Kosovës vazhdimisht kanë qenë në ato që kemi parë si: beton e asfallt e jo në mirëqenien qytetare”.
”Dhe edhe në proces të hartimit të legjislacionit shumë herë çfarë kam bërë si vërejtje është se ka munguar dimensioni human i komplet procesit të ligjbërjes”.
”Jemi vonë për shumë arsye sepse edhe një prej arsyeve ka qenë mungesa e vullnetit politik”.
”Ka shumë fëmijë në Kosovë që për shkak se nuk janë ndërmarrë masa të nevojshme, qoftë nga krijimi i asistencës kanë ngelur prapa”.
”Të gjitha këto kur bëhen bashkë ua mohojnë të drejtën elementare”.
”Në ditën ndërkombëtare të karrocave, ne biseduam me shumë familje, që për herë të parë kishin dalur në publik, dhe shumë prej tyre nuk lëviznin”.
Ajo thotë se nga kjo kategori edhe vendi si shtet do kishte benefite, njofton Klan Kosova.
”Gjithmonë refuzoj që këtë problem ta trajtoj nga aspekti i statistikës”.
”Tani kemi shumë familje ndoshta edhe midis Prishtinës që sot mbajnë fëmjët e tyre të mbyllur për shkak të sëmundjeve të ndryshme, jo nga dëshira por nga frika e paragjykimit në shoqëri”.
”I gjithë shteti mundet nesër, pasnesër t’ua sheh hajrin kësaj kategorie. Të gjithë duhet ta ngrisim zërin në mënyrë që t’ua sigurojmë të drejtat”.