Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.
Klubi katalunas ka konfirmuar në një komunikatë për media se anëtari i tre ka kryer kontrolle për virus dhe ai ka dalë të jetë i infektuar.
Cardoner thuhet se është në vetë-izolim dhe është në kushte të mira shëndetësore, derisa po merr tretmanin e nevojshëm.
Gjithashtu edhe zbuluesi i lojtarëve të Barcelonës që operon në Brazil Andre Cury, po ashtu ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.