Connect with us

LAJME

Milani lëshon fitoren nga duart, barazon në udhëtim

Published

on

Milani ka lëshuar fitoren nga duart në momentet e fundit.

Rossonerët kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës ndaj Crvena Zvezdës me rezultat 2-2.

Advertisement

Theo Hernandez shënoi pas 13 minutave, por që ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Megjithatë Milani arriti të gjente golin para se të shkonte në pushim mes pjesëve.

Advertisement

Samu Castillejo asistoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi vendas Pankov shënoi në portën e tij për 0-1.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën  54-të, kur Kanga shënoi nga penalltia për 1-1.

Advertisement

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Rossonerët gjetën përsëri golin.

Theo Hernandez fitoi vet një penallti të cilën e shëndrroi në gol për 1-2.

Advertisement

Krejt në fund të ndeshjes, vendasit barazuan rezultatin në 2-2, me Pankov që ishte realizues. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply