Connect with us

LAJME

Kryetari i Prizrenit rikthehet në punë pas dy jave vetëizolim

Published

on

Pas vetëizolimit, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është rikthyer në punë pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19, shkruan Indeksonline.

Ai i falënderoi të gjithë për mesazhet dhe telefonatat gjatë kësaj periudhe.

Advertisement

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Advertisement

Pas dy javë vetëizolim dhe trajtim mjekësor, ju njoftoj se nga sot jam rikthyer në punë, pasi që kam rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Dua t’ju falënderoj një nga një të gjithëve që me mesazhe dhe telefonata dhatë mbështetje të pakursyer gjatë kësaj periudhe.

Advertisement

Me këtë rast ju ftoj edhe një herë që të mbroni veten, familjen dhe rrethin tuaj, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienën.

Uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë sëmundje.

Advertisement

Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.

Mytaher Haskuka

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply