Connect with us

LAJME

4 kandidatët e LDK-së: Njëri me pasuri 2 milionëshe, i fundit me veç një veturë të vogël (FOTO)

Published

on

Me kandidaturën e Besian Mustafës, tashmë LDK-ja i ka të konfirmuara katër pretendentë për të marrë udhëheqjen e partisë më të vjetër parlamentare në vend. Por, cila është pasuria e tyre?

Lutfi Haziri – 1,851,000 Euro

Lutfi Haziri i Gjilanit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, plot 1 milion e 851 mijë euro.

Advertisement

E gjithë kjo pasuri përbëhet nga 13 toka me një sipërfaqe shumë të madhe hektarësh, dhe nga një banesë, përcjell Periskopi.

Nga të gjitha këto, Haziri i ka trashëguar nga prindi 12 prej tyre, dhe ka arritur ta blejë vetëm një tokë të vogël me vlerë prej 15 mijë eurosh. Kjo tokë është në emër të bashkëshortit/es të tij.

Advertisement

Po ashtu, ai ka blerë edhe një banesë me 192 metra katrorë me 100 mijë euro.

Advertisement

Përkundër pasurisë së jashtëzakonshme të paluajtshme, ai ka vetëm një veturë që vlen 3 mijë euro.

Përveç këtyre pasurive, ai ka deklaruar edhe 226 mijë para të gatshme, prej të cilave rreth mijë i takojnë prindit dhe bashkëshortes respektivisht.

Por, keq me pasuri nuk qëndrojnë as tre kundër-kandidatët e tjerë të Hazirit.

Advertisement

Besian Mustafa – 129,000 Euro

Besian Mustafa ka si pasuri të paluajtshme dy banesa, njërën në vlerë të 73 mijë eurove dhe një tjetër në vlerë të 56 mijë eurove.

Advertisement

Të dyja këto janë “pronë familjare”, më saktë, e prindit tjetër.

Mustafa i ka rreth 23 mijë euro para të gatshme në bankat e Kosovës.

Advertisement

Ai e vozit një veturë “Peugeout 308” të blerë në vitin 2012 për 6 mijë euro.

Anton Quni – 372,000 Euro

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, po ashtu ka goxha pasuri. Ai ka një banesë që vlen 160 mijë euro, një shtëpi që vlen 200 mijë euro dhe një oborr që vlen 12 mijë euro.

Z.Quni del se nuk ka veturë fare në pronësi. Gruaja e tij e ka një Volkswagen Jetta që vlen 11 mijë euro.

Advertisement

Lumir Abdixhiku – 440,000 Euro 

Ish ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, po ashtu ka pasuri të paluajtshme të konsiderueshme. Vlera totale e tri llojeve të pasurisë të deklaruara shkon në 440 mijë euro.

Advertisement

Ai ka blerë një shtëpi me sipërfaqe 214 metra katrorë të blerë nga kursimet dhe kredia bankare në vitin 2014 për 200 mijë euro.

Ai ka trashëguar një shtëpi tjetër nga prindërit që ka vlerën e 150 mijë eurove, dhe po ashtu ka një tokë pune në vlerë të 90 mijë eurove.

Advertisement

Gruaja e z.Abdixhiku vozit një veturë Mercedes që kushton 28 mijë e 500 euro.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply