Connect with us

LAJME

Ermal Fejzullahu: S’ka barazi gjinore pa i parë femrat në skelë

Published

on

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, u bëri një urim të veçantë pak ditë më parë të gjitha grave me rastin e 8 marsit.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi në InstaStory krah nënës së tij, Nerës, duke i shkruar fjalë zemre në mbishkrimin e saj.

Advertisement

“Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”, kishte shkruar ai.

Ermal Fejzullahu dhe nëna e tij, Nera (Foto: Nera Fejzullahu/Instagram)

Advertisement

Mirëpo në një postim të dytë, këngëtari Fejzullahu duket se vendosi të ironizojë paksa me barazinë gjinore.

Ai publikoi një fotografi të një kantieri të ndërtimit, ku shfaqeshin disa burra teksa punonin në ndërtimin e sipër të një objekti.

Advertisement

Fejzullahu me shaka shkroi në mbishkrimin e fotografisë, se nuk do të ketë barazi gjinore derisa gratë të mos bëjnë punë të tilla.

“Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”, shkroi ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke e shoqëruar me një emoji të qeshur.

Advertisement

Sigurisht që një postim i tillë është bërë me shaka nga Ermali, i cili gëzon respekt të pafundmë për gjininë femërore, dhe nuk do ta pranonte kurrë faktin që gratë të mund të bënin punë të rënda fizike. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply