Connect with us

LAJME

Haradinaj “mesazh” Kurtit: Nuk kemi hequr dorë nga posti i Presidentit!

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë nga ku ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët edhe për çështjen e Presidentit, ku ka deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga posti i Presidentit dhe se ajo ofertë qëndron ende.

Advertisement

“Nuk po flasim për pozita, Aleanca ka dalë në zgjedhje, ka pas një ofertë. Nëse dikush ka interes me diskutu me ne, jemi të hapur. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit. Kemi dalë në zgjedhje me ofertë, kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo e ndihmojnë vendin nga pozicioni i opozitës” tha Haradinaj para mediave shkruan Gazeta Blic.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply