Connect with us

LAJME

Gashi: VV thoshte se Presidenti nuk duhet të jetë nga partitë, tash kërkon përkrahje për Osmanin

Published

on

Analisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje dhe lista Vjosa.

Ai ka thënë se ka qenë Vetëvendosja ajo e cila gjithmonë ka kundërshtuar zgjedhjen e presidentëve duke thënë se presidenti nuk duhet të vije nga partitë politike, transmeton Periskopi.

Advertisement

‘’Duhet ta marrim parasysh që VV-ja e ka thyer këtë parim. Kanë kundërshtuar çdo kandidat duke thënë se presidenti duhet të vijë nga jashtë dhe të jetë konsensual, ndërsa tash po kandidon dhe po kërkon përkrahje me kandidaten e koalicionit VV-Vjosa’’, ka thënë Gashi në Dukagjin.

Kujtojmë se Vetëvendosje tashmë ka ftuar partitë e tjera për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. /Periskopi

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply