Connect with us

LAJME

Haziri thotë se do të shkojë në takim me VV-në nëse zgjidhet kryetar i LDK-së

Published

on

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për ftesën nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

Ai ka thënë se edhe nëse zgjidhet kryetar i LDK-së, do ta pyes Kuvendin e LDK-së për drejtimin që dëshirojnë ta marrin.

Advertisement

“Me atë mandat që marr nga LDK-ja, unë shkoj në çdo takim. Unë e përfaqësoj LDK-në, nuk kemi natyrë të refuzimit, kemi ndryshime si nata me ditën por nuk refuzojmë takimet dhe diskutimet. Nëse LDK-ja më thotë se nuk mund të bëni këtë lëvizje politike, unë shkoj në takim dhe ju them se këtë lëvizje nuk mund ta bëj”, ka thënë Haziri në Kanal 10, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, kandidati tjetër për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sot se kryetari i ri i LDK-së nuk do të shkojë në takim me VV-në dhe Vjosa Osmanin. /Periskopi

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply