Connect with us

LAJME

Driton Selmanaj i reagon ashpër Liburn Aliut: Pa fije turpi shkove në Beograd

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka reaguar ashpër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, rreth deklaratës se: Lidhja hekurudhore Prishtinë-Beograd, do të kishte efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj thotë se “kur u arrit Marrëveshja e ëashingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik”.

Advertisement

Sipas Selmanajt, tani kur VV erdhi në pushtet, shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.

Reagimi i plotë:

Advertisement

Kur u arrit Marrëveshja e ëashingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.

Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.

Advertisement

Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..

Hipokrizia e mashtruesve.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement