Ata thonë se qeveria lokale në fshatin Skorobisht ka filluar t’i blejë votat me nga dy thasë miell.
Gjithashtu, thuhet se ky është çmimi që po e paguajnë qytetarët e Prizrenit për VV’në.
“Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale. Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat”,thuhet në komunikatë.
Ky është njoftimi i plotë:
Komunikatë
Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit, në këto ditë fushate.
Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell.
Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.
Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale.
Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat.
Ftojmë organet kompetente të mbikqyrin e hulumtojnë “zemërgjerësinë” e pushtetarëve në këtë muaj elektoral.
LDK – Prizren
18.09.2021.
