Publicisti Valon Syla ka reaguar pas raportimit të Gazeta Metro se qeveria e Kosoves përfundimisht ka refuzuar gaz-përçuesin amerikan duke thënë se Rusia do të mbetet monopoliste e infrastrukturës së gazit ndërsa Kosova ka humbur shansin të jetë faktor gjeostrategjik, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë se Ministrja Rizvanolli po mundohet t’i lajë gabimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje, në reagimin e tij, Syla thotë se Vetëvendosja ka vendosur të vazhdojë ta helmojë ajrin e Kosovës dhe si zëvendësim i gazit të pastër po planifikon të rindërtojë Termocentralin Kosova A.
Ky është reagimi i tij:
Derisa Ministrja Rizvanolli mundohet te lanë gabimet e Vetevendosjes, e verteta ekskluzive eshte se Qeveria Kurti tashme ka rrefuzuar projektin me te madh investiv Amerikan ne Ballkan.
Rusia mbetet monopoliste e infrastruktures se gazit ndersa Kosova humbi shansin jetesor me u ba faktor gjeostrategjik me nje gaz-perçues. Ç’eshte me e keqja, Vetevendosja tash vendosi me vazhdu me na helmu ajrin dhe si zavendesim i gazit te paster planifikon te rinderton TC Kosova A. E tere storja ekskluzive ketu në link.
#albanologji #energjetikë #lareca #vv. /gazetametro.net
