Connect with us

LAJME

Shqipëria ka mësuese që i mëson nxënësit se Shqipëria kufizohet me 3 shtete, s’përmend Kosovën

Published

on

Një mësuese e Shqipërisë derisa po ligjëronte online në tetorin e vitit të kaluar, u mëson fëmijëve se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, derisa nuk përmend fare Kosovën.

Videoja është publike në You Tube, e publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.

Advertisement

Derisa mësuesja flet për shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria, ajo përmend vetëm Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ajo nuk përmend fare Kosovën, por kalon direkt në sipërfaqen katrore të Shqipërisë.

“Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë”, thotë mësuesja.

Advertisement

Në video e publikuar në youtube, shihen edhe titujt rreth të cilëve ligjëron mësuesja. Aty nuk figuron Kosova fare si shtet dhe thuhet se Shqipëria kufizohet vetëm me tri shtete.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement