Connect with us

LAJME

“Open Balkan”/ Ndizet alarmi i rëndë: Serbët e rusët do të blejnë pasuritë e shqiptarëve, Kosova do të..

Published

on

Profesor, doktor Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me “Open Balkanin”, nismë kjo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Duke treguar avantazhet dhe disavantazhet e “Open Balkan”, Bytyçi ka paralajmëruar një skenar të rëndë për shqiptarët.

Advertisement

“Serbët e përmes tyre rusët do të blejnë pasuritë e patundshme të shqiptarëve në vendin e Shqiponjave! Dhe pas një ose dy dekadash shqiptarët do të shndërrohen shërbëtorët e serbëve dhe rusëve”, shkruan Bytyçi.

Sipas tij, Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht.

Advertisement

“Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht. Këtë e paralajmëroi edhe kryeministri i Shqipërisë nga Beogradi, kur tha se do te vini në kufijtë e shteteve të Open Balkan dhe nuk do t’ua hapim derën. Kosova do të izolohet nga pikëpamja diplomatike, sepse diplomacia e Shqipërisë i është bashkuar tashmë diplomacisë serbe kundër Kosovës, së paku nga orientimi i politikave qeveritare”, shkruan ndër tjerash profesor Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Advertisement

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e Open Balkan?

Avantazhet:

Advertisement

Do të ketë më shumë turistë në bregdetin shqiptar! Këta turistë do të paguajnë gjithashtu edhe kur të kalojnë trarin e Kalimashit dhe atë të Shupenzes, të ardhura që do të shkojnë te oligarkët e kryeministrit tonë.

Disavantazhet:

Advertisement

Prodhimi shqiptar do të mbytet nga mallrat serbe të subvencionuara, sepse me marrëveshjet e nënshkruara vendi ynë nuk lejohet të bëjë politika mbrojtëse doganore e tatimore! Pra, do të kthehet koha e viteve të para 1990, kur fshatarët shqiptar prenë për dru pemtoret, sepse mollët vinin me lire nga Greqia e Maqedonia, sesa të kultivoheshin në Shqipëri!Infrastruktura shqiptare do të shfrytëzohet falas nga biznesi dhe transporti i Serbisë. Po kështu portet dhe gjithçka tjetër. Në vend që të përfitohen të ardhura nga pozicioni gjeografik që kemi, Open Balkan do ta privojë vendin tonë nga ky përfitim.

Serbët e përmes tyre rusët do të blejnë pasuritë e patundshme të shqiptarëve në vendin e Shqiponjave! Dhe pas një ose dy dekadash shqiptarët do të shndërrohen shërbëtorët e serbëve dhe rusëve.

Do të përhapet proteksionizmi ekonomik e politik rus dhe serb në territorin e Shqipërisë. Vendi do izolohet e investimet do te sillen rreth oligarkëve të këtyre dy kombeve.

Advertisement

Rusia e Serbia me prezencën e tyre në Shqipëri do të krijojnë rrjetet e shoqatave dhe organizatave të fshehta e të hapura, të cilat do të na bëjnë ta harrojmë Shoqërinë e Hapur të Georg Sorosit.

Politika do të ushqehet me marioneta të pafund në shërbim të interesave serbe e ruse në vendin tonë dhe në Ballkan!

Advertisement

Dizavantazhe për shqiptarët:

Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht. Këtë e paralajmëroi edhe kryeministri i Shqipërisë nga Beogradi, kur tha se do te vini në kufijtë e shteteve të Open Balkan dhe nuk do t’ua hapim derën.

Advertisement

Kosova do të izolohet nga pikëpamja diplomatike, sepse diplomacia e Shqipërisë i është bashkuar tashmë diplomacisë serbe kundër Kosovës, së paku nga orientimi i politikave qeveritare.

Kosova do të jetë e kërcënuar si shtet në përpjekje për njohjen e saj, sepse marrëdhënien e mirë me Shqipërinë Serbia do ta përdorë si “argument” për ta fajësuar atë në aventurat kundër saj.

Advertisement

Porti i Shëngjinit, i premtuar për Kosovën, do të shkojë në shërbim të Serbisë. Rruga e Kombit, e konsideruar si rrugë e bashkimit kombëtar, do të shërbejë si rruge e bashkimit të Shqipërisë me Serbinë, duke injoruar Kosovën.

Do të rriten konfliktet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Shqipëria ose do të duhet të jetë asnjanëse në këtë konflikt, ose të mbajë anën e Serbisë. Kjo do të çojë në përçarje kombëtare, çka tashmë është arritur me Edi Ramën kryeministër. Përçarja e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet strategjia kryesore e Serbisë. Open Balkan e realizon këtë.

Advertisement

Nëse Kosova bëhet pjesë e Open Balkan, atëherë Serbia do ta ketë më të lehtë ta zhbëje atë si shtet! Open Balkani ka për synim rikthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë.

Open Balkan ka për synim gjithashtu rikthimin e Malit të Zi nën sovranitetin serb. Ndoshta Beogradi mund të pranojë fillimisht rikrijimin e një federate me Kosovën dhe Malin e Zi pjesë të saj, por pa të drejtë shkëputje. Me pas qëllimi është që edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina të bëhen pjesë e kësaj federate. Atëherë do të ketë marrë fund edhe sovraniteti i Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve shy-sem shqiptare në Ballkan!

Advertisement
Continue Reading
Advertisement