Ka mbajtur raca të ndryshme të qenve. Mirëpo, me asnjërin prej tyre nuk është shoqëruar si me këtë që ka tani. Fatlum Ademaj nga Istogu ka filluar ta trajnojë qenin e tij Malinois kur e kishte vetëm një vjeç.
Ajo çfarë e bën të veçantë Xhungon është inteligjenca e tij e madhe.
Për një kohë të shkurtër duke bashkëpunuar me pronarin e tij, ka mësuar matematikën, gjë të cilën e shfaq përmes lehjeve të tij.