Connect with us

LAJME

E cilësoi si deputeten më se’ksi të Kuvendit, Duda Balje ka një mesazh për Milaim Zekën

Published

on

Ish-deputeti Milaim Zeka, jo rrallë herë ka shfrytëzuar hapësirën mediale për të përmendur deputeten e SDU-së, Duda Balje.

Zeka e kishte cilësuar Duda Baljen dhe Vlora Çitakun si deputetet më seksi të Kuvendit të Kosovës.

Advertisement

Në anën tjetër, në një intervistë relaksusese për lajmi.net, deputetja Duda Balje ka pasur një mesazh për Zekën.

E pyetur se çfarë mesazhi do t’i jepte Zekës për vitin 2022, Balje i ka uruar shumë buzëqeshje gjatë tërë vitit.

Advertisement

“I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022”, ka thënë ajo.

Tutje, Balje ka thënë se merr komplimente nga shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, teksa ka folur edhe për kujtimet e saj për vitin 2021.

Advertisement

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të lajmi.net me deputeten Duda Balje:

Lajmi.net: Kujtimi më i mirë dhe më i keq gjatë vitit 2021?

Advertisement

Duda Balje: Kujtimi më i mirë për këtë vit është dalja në pyllin e fqinjit tim, gëzimi i parë pas koronavirusit. Më e keqja nga të gjitha, kur kam mësuar se nëna ime ka Covid 19.

Lajmi.net: Cili është hobi dhe fobia juaj?

Advertisement

Duda Balje: Hobi: bërja e ëmbëlsirave, fobia: lartësia, frika nga lartësitë!

Lajmi.net: Cili është këngëtari/ja juaj i preferuar?

Advertisement

Duda Balje: Kohët e fundit Yll Limani.

Lajmi.net: Çfarë vlerësoni më së shumti tek vetja dhe cili është kompleksi juaj?

Advertisement

Duda Balje: E vlerësoj faktin që jam apatike, nuk kam komplekse!

Lajmi.net: A ka diçka për të cilën jeni penduar ose “iu ka mbetur pikë” në jetë?

Advertisement

Duda Balje: Gjithmonë do të më mungojë fakti që nuk jam kirurge.

Lajmi.net: Komplimenti më i bukur që keni marrë dhe më i keqi?

Advertisement

Duda Balje: Komplimenti më i mirë: Nuk kam takuar kurrë një person të gatshëm dhe të ndjeshëm. Komplimenti më i keq: Jeni shumë më e bukur kur nuk qeshni.

Lajmi.net: Ish-deputeti Milaim Zeka ju përmend shpesh në intervista, çfarë mesazhi do t’i jepnit atij për vitin 2022?

Advertisement

Duda Balje: I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022.

Lajmi.net: Nga cili deputet merrni më së shumti komplimente?

Advertisement

Duda Balje: Nga shumica! /Lajmi.net/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement