Connect with us

LAJME

Vjen lajmi i madh nga Presidenca për shtetësinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Published

on

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Advertisement

Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet.

Krejt në fund, Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.

Advertisement

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë.

Advertisement

Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement