Connect with us

LAJME

Mos e mbani kuletën në xhepin e pasmë të pantallonave, këto janë pasojat

Published

on

Thuajse të gjithë e vendosim kuletën në xhepin e pasmë të pantallonave dhe xhinseve si një “truk” për ta pasur nën vëzhgim nga hajdutët e mundshëm, por edhe sepse është në një pozicion të favorshëm për ta nxjerrë lehtë.

Kjo vlen kryesisht për meshkujt, e megjithatë sipas një prononcimi të doktorit Arnie Angrist kjo është tejet e dëmshme për shëndetin.

Advertisement

Duket e çuditshme, por Dr. Angrist e argumenton kështu:
Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet

Madje edhe nëse drejtoni makinën për 30 minuta mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe.”

Advertisement

Pra, kuleta në xhepin e pasim, pavarësisht sasisë së parave në të shkakton çrregullime në trup, dhimbje të përkohshme, agjitacion të nervit të pasim që lidhet me shtyllën kurrizore, çka jep dhimbje në këmbë dhe shpinë.

Me gjasë nuk e keni vërë re, ose nuk i keni kushtuar rëndësi, por specialistët e shëndetit propozojnë që kuleta të mbahet në xhepin e përparmë apo edhe në çanta të vogla.
Pra, paraja nuk është i vetmi shqetësim që vjen nga portofoli, mos harroni: shëndeti mbi të gjitha!

Advertisement
Continue Reading
Advertisement