Connect with us

BOTA

Kjo është foshnja shqiptare me emrin më të çuditshëm në botë, ka habitur edhe gjermanët (FOTO)

Published

on

Kjo nuk është shaka.

Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars, shkruan derwesten.de.

Advertisement

Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani!

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.

Advertisement

Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore.

Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

Advertisement

“Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de.

Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.

Advertisement

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld.

Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.

Advertisement

Nëna e saj ka qëndruar e vetme gjatë lindjes në sallë dhe e ka përballuar lindjen shumë mirë.

Atë nuk kishte mundësi ta shoqëronte bashkëshorti, Flamuri, pasi që i duhej të kujdesej për dy fëmijët tjerë, Elamin 5 dhe Enisin 2 vjeçar.

Advertisement

Ndërkohë Krefelda me të ëmën janë kthyer në shtëpi.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement