Martesa e lumtur e Çasllavit dhe Leonorës u kurorëzua me një vajzë dhe një djalë, dhe dashuria zgjat më shumë se një dekadë, pavarësisht se ata jetojnë në mënyrë modeste, minimumi nga bujqësia.
Për të gjetur shoqen e jetës, Çasllavi shkoi gjashtë herë në Shqipëri dhe në fund takoi Leonorën. Vendimi për t’u martuar me një shqiptar nuk i shqetësoi prindërit e ndjerë të Caslavl, përkundrazi.
“Askush nuk ka mundur të ndërhyjë në vendimin tim, as prindërit e vdekur, as vëllai, kur një burrë vendos të martohet, nuk është e rëndësishme të jetë grua e besimit, e kombit, rëndësi ka që njeriu të jetojë si duhet”, thotë Çasllav.
Ndonëse është pritur mirë nga fqinjët, miqtë dhe familjarët e saj, Leonora tregon se problemi i saj më i madh është se ka më shumë se dhjetë vjet që pret dokumente dhe pa to nuk mund të aplikojë për punë. Për të ndihmuar financiarisht familjen, ka hapur një rrobaqepësi, por nuk ka punë.
