LAJME

Këta binjakë lindën me koka të bashkuara, ja se si duken pas operacionit (VIDEO)

Ajo ishte gjithashtu e shqetësuar se sa në mënyrë të parehatshme ndiheshin binjaket e saj dhe sa e vështirë do të ishte të kujdesej për to.
Shqetësimet e saj u lehtësuan nga infermieret përreth. Ato i shpjeguan se ishte një dukuri e natyrshme dhe ajo nuk kishte bërë asgjë të gabuar. Foshnjat e saj kishin dalë shumë të shëndetshme, ndaj i thanë se mund të bëhej operacioni për t’i ndarë duke qene se ishin ne gjendje optimale. Ata nuk mund ta bënin operacionin menjëherë pas lindjes, sepse ishin shumë të brishtë për të përballuar komplikimet që mund të vinin nga nderhyrja. Termi mjekësor i përdorur për të përshkruar gjendjen e ketyre binjakeve, njihet si Craniopagus.
Craniopagus është një gjendje në të cilën binjakët bashkohen në kafkë. Është një gjë e rrallë në mesin e binjakëve të bashkuar. Vlerësohet të ndodhë një në 2.5 milionë lindje.
Shumica e binjakëve të bashkuar bashkohen nga gjoksi ose stomaku.
Por Lisa dhe Mel ishin një rast i veçantë. Askush nuk ka kontroll mbi ndarjen e një embrioni, kështu që nuk mund të parandalohet.