Connect with us

LAJME

A e dëmton shëndetin kafeja e pasdites? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën.

Megjithatë për të tjerë konsumi i saj edhe përgjatë ditës nuk është aspak një problem, madje një ritual shumë i preferuar.

Advertisement

Konsumi i kësaj pije mund të rritet kur energjia fillon të bjerë, pra gjatë orëve të pasdites.

Por a është i këshillueshëm konsumimi i kafesë pasdite?

Advertisement

Në një studim të vitit 2017 të publikuar në “Sleep Medicine Revieës” tregohet se kafeina prish cilësinë e gjumit duke ju shkaktuar parehati gjatë natës.

Do të zgjoheni më shpesh natën

Advertisement

Një nga efektet anësore të lëngjeve të tepërta është edhe urinimi i shpeshtë.

Kafeina ka veti diuretike të cilat ju bëjnë të urinoni më shpesh se zakonisht.

Advertisement

Si e ndikon ky ritual i shumë njerëzve shëndetin në përditshmëri?

Ekspertët kanë një përgjigje të qartë për këtë, kafja pasdite duhet të evitohet.

Advertisement

Ju bën më nervoz

Megjithëse një filxhan kafe në mëngjes ju bën më energjike e ndoshta edhe më ne humor, përgjatë ditës mund të ketë efekt të kundërt.

Advertisement

Kafeina e tepërt në organizëm ju bën më nervozë, të stresuar për shkak se truri nuk arrin të relaksohet plotësisht në asnjë moment të ditës.

Studime të tjera tregojnë se kafeina e tepërt mund të jetë një shkak se përse shikoni manthke.

Advertisement

Prish ritmet natyrale të trupit

Duke qenë se kafeina stimulon trurin kjo mund të shkaktojë prishje të sistemeve tuaja natyrale të trupit.

Advertisement

Pra kur konsumoni një kafe pasdite e keni më të vështirë të flini gjumë e për pasojë të zgjoheni lehtë në mëngjes.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement