“Familja kërkon gjak”, vëllai i Liridonës i përgjigjet babait të Naimit: Mos më dil para!

Posted by

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik.
Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi, ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë” ka thënë Leonardi./Indeksonline