LAJME

LAJMI I FUNDIT/ Euro drejt “greminës”, monedha europiane prek nivelin drastik

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe sot ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ditën e sotme u shit me 100 lekë dhe u ble me 101 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët të kursit të këmbimit që nga dhjetori i vitit 2023.

E njëjta gjë ndodh me Dollarin Amerikan që këtë të merkure blihet me 93.2 lekë dhe shitet 94.3 lekë.

Për bankën e Shqipërisë këto luhatje në kursin e këmbimit, ku leku vijon të forcohet vjen si rezultat i fluksit të valutës që po vjen në vend për shkak të turizmit e investimeve të huaja, që kanë shkaktuar shumë ofertë për euro në treg dhe pak kërkesë.