LAJME

Vala afrikane ”pushton” Shqipërinë/ Nga dita e premte, ja çfarë na pret

Nga dita e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

Të premten fillon aktivizimi i një mase ajrore të nxehtë, e cila vjen nga veriu Afrikës, duke u zhvendosur më pas drejt Ballkanit. Kjo do të bëj që dita e premte dhe fundjava vendi do të përfshihet nga i “nxehti afrikan” me temperatura mbi 31 gradë celsius. Temperaturat e larta parashikohet të mbeten për një kohë të gjatë.

Temperaturat:
– në zonat malore 13 deri 28 °C
– në zonat e ulëta 16 deri 31°C
– në zonat bregdetare 17 deri 30°C