BOTA
Irani: Rritet në 867 numri i të vrarëve nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit
Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është rritur në 867, tha sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, transmeton Anadolu.
Nga 5.946 të plagosurit, 2.184 ende po marrin trajtim në spitale të ndryshme”, tha Kermanpour në deklaratat e transmetuara nga Agjencia e Lajmeve të Punës së Iranit.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën. Sulmet vranë gjithashtu zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që shënjestrojnë Izraelin, si dhe vendet e Gjirit, të cilat janë shtëpi e aseteve amerikane.