BOTA
Shtyhet funerali i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, zbulohen arsyet!
Ceremonia në Teheran në nderim të udhëheqësit të ndjerë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e cila fillimisht ishte planifikuar të fillonte këtë pasdite, është shtyrë.
Lajmin e raportoi agjencia iraniane ‘Tasnim’.
Agjencia citoi një zyrtar i cili përmendi problemet logjistike si arsye për shtyrjen.
Gjithashtu u përfshinë edhe kërkesat nga njerëz në provinca të ndryshme për të marrë pjesë në ceremoni.
Lideri suprem i Iranit u vra të shtunën, bashkë me gruan, vajzën, dhëndrin, mbesën dhe shumë liderë të ushtrisë dhe institucioneve, gjatë bombardimit nga SHBA-Izrael.
Djali i tij njoftohet se do të jetë pasardhësi që do drejtojë vendin.